Izraeli: Irani furnizon me raketa radikalët në Gaza

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Lieberman pretendon se raketat e hedhura ditë më parë nga Gaza në Izrael, i përkasin organizatave të mbështetura nga Irani.

Sipas lajmit të publikuar në faqen e internetit të gazetës “Haaretz” të Izraelit, Lieberman pretendon se Irani u jep raketa “elementeve radikale” në Gaza.

Më tej Lieberman pretendon se raketat e hedhura ditë më parë nga Gaza në jug të Izraelit, i përkasin organizatave të cilat mbështeten nga Irani.

Ditë më parë ushtria izraelite deklaroi se është identifikuar që nga Gaza janë shkrepur tre raketa, por që dy prej tyre janë interceptuar nëpërmjet sistemit të mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt”.

Në deklaratë nuk ka informacione lidhur me raketën e tretë në fjalë. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne