Izraeli ka hyrë në konfrontim direkt me Iranin

Lideri i organizatës libaneze Hezbollah sejid Hasan Nasrallahu ka vlerësuar se sulmi ajror izraelit mbi bazën ajrore siriane në Sirinë qendrore me ç’rast janë vrarë 7 iranian ishte “gabim historik”.

Ai ka thënë se ky sulm natën në mes dielës dhe hënës në bazën ajrore T4 është hyrje në fazën e re, i cili e vendos Izraelin në gjendje të “konfrontimit direkt” me Iranin. Irani, Rusia dhe Siria kanë akuzuar Izraelin për sulm ajror në të cilin janë vrarë 14 njerëz.

I ka paraprirë sulmi i supozuar kimik në qytetin e Dumas të cilët rebelët e kishin nën kontroll afër Damaskut, e të cilin sulm fuqitë perëndimore e kanë atribuuar qeverisë siriane. Izraeli nuk e ka konfirmuar se ka kryer sulmin ajror mbi bazën ajrore siriane. Nasrallahu ka thënë se vrasjet e shënjestruara iraniane janë fakt.

Duke folur nëpërmes linkut satelitor para ithtarëve të tij në Bejrut, lideri i Hezbollahut, i cili në Siri po lufton në anën e forcave siriane të presidentit Bashar al Asadit, sulmin e supozuar kimik në Duma e ka quajtur”teatër” i inskenuar.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne