Izraeli kërcënon hapur: “Do ta likuidojmë Assadin dhe do ta rrëzojmë qeverinë e tij”.

Një ministër izraelit deklaroi të hënën se Izraeli mund ta vrasë Presidentin sirian Bashar al-Assad dhe ta rrëzojë qeverinë e tij nëse Irani do të përdorë territorin sirian për sulme ndaj Izraelit, ndërsa më herët një koleg i tij kërcënoi edhe shtetin fqinj të Libanit në të cilin edhe pse jo zyrtarisht, thuhet se më shumë vota në zgjedhje ka fituar lëvizja pro iraniane Hezbollah.

!Izraeli deri tani nuk dëshironte të kyçej në luftën civile në Siri”, ka thënë Yuval Steinitz, ministri për energjetikën dhe infrastrukturën, ka transmetuar portali Ynet.

“Nëse Presidenti sirian Bashar al-Assad vazhdon t’i lejojë Iranit të veprojë nga territori i Sirisë, Izraeli do ta likuidojë dhe do ta rrëzojë regjimin e tij”, citon portali izraelit Steinitzin.

“Nëse Assadi lejon që Irani ta shndërrojë Sirinë në bazë ushtarake kundër nesh, dhe të na sulmojë nga territori sirian, duhet të dijë se ky do të jetë fundi i tij”, ka thënë Steinitz.

Më herët, po ashtu të hënën, ministri tjetër në qeverinë izraelite ka shprehur brengosje për shkak të rezultateve zgjedhore në Libanin fqinj, të cilat tregojnë se një numër i madh i votave i ka fituar lëvizja proiraniane shiite Hezbollah.

“Hezbollaz=Liban”, ka thënë ministri i arsimit Naftali Bennet, djathtist në qeverinë e koalicionit konservativ të Izraelit.

Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve të para parlamentare të mbajtura të dielën në Liban, Hezbollah ka marrë më shumë se gjysmën e vendeve në parlament.

“Shteti i Izraelit nuk do të bëjë dallim në mes të shtetit sovran të Libanit dhe Hezbollahut dhe do ta konsiderojë Libanin përgjegjës për çfarëdo aksioni nga territori i tij”, ka thënë Bennet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne