Izraeli: Këtë vit ne mund të luftojmë me Hizbullahun

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të regjimit të Izraelit deklaroi se këtë vit mund të filloj një luftë shkatërruese kundër Hizbullahut.

Sipas shtypit libanez, duke folur në faqen e lajmeve Al Masdar, shefi i Shtabit të përgjithshëm të Izraelit, Gadi Eizenkot tha: “Në vitin 2018, do të fillojë një luftë e madhe me Hizbullahun në Liban. Kjo luftë do të jetë shumë më ndryshe nga konfliktet e tre viteve të fundit. Dhe këtë luftë me siguri do ta drejtoj unë.”

Gedi tha se nëse fillon lufta raciste Izrael-Hizbullah, ajo nuk do të jetë si luftërat e mëparshme dhe se do të shkatërrohen të gjithë ata të cilët i shërbejnë Hizbullahut. “Hizbullahu do të shkatërrohet nga Bejruti deri në pikën e fundit në jug. Janë identifikuar mijëra pika të Hizbullahut. Askush nuk do të harrojë shkatërrimin që do të sjellë kjo luftë” – tha Gedi.

Këto deklarata nga zyrtari ushtarak në fjalë rreth regjimit terrorist po bëhen në një kohë kur në komunitetin e Izraelit nuk po harohen ende jehonat e mundjes së regjimit terrorist nga Hizbullahu në luftën e filluar nga Izraeli në Liban në vitin 2006, luftë e cila zgjati 33 ditë si dhe në një kohë kur shqetësimet vazhdojnë.

Ndërkohë, një nga anëtarët e Hizbullahut në parlamentit libanez, Nevar es’Sahli tha se Hizbullahu gjithmonë ka qenë i përgatitur t’i përgjigjet sulmeve të mundshme të pamenduara të regjimit terrorist.

Lidhur me deklaratat e fundit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të regjimit terrorist të Izraelit, zyrtari i Hizbullahut tha: “Hizbullahu dhe forcat e rezistencës janë të gatshme t’i përgjigjen sulmeve të mundshme të Izraelit sionist dhe nuk do të jetë fare i shqetësuar për këtë çështje dhe do t’a bëjë regjimin terrorist të pendohet.”

Burimi : W.News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne