Izraeli konfirmon se një dron është rrëzuar në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se mbrëmë një dron izraelit është rrëzuar në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, IDF tha se droni ra në jug të Rripit të Gazës në zonën e qytetit Rafah dhe se incidenti është nën hetim.

Izraelit përdor dy drone për mbikëqyrjen dhe kryerjen e sulmeve.

Duke cituar burime në Gaza, media palestineze raportoi se Hamas kishte zbuluar dronin dhe kishte rrëzuar atë.

Ata po ashtu thanë se Hamasi ishte në posedim të dronit.

Dje, Hezbollahu i Libanit po ashtu njoftoi se kishte rrëzuar një dron izraelit në zonën kufitare jugore.

IDF më vonë konfirmoi se një dron ushtarak kishte rënë jashtë qytetit Ramyah në jug të Libanit gjatë aktiviteteve rutinore.

Hezbollahu pretendoi se përgjoi dronin izraelit me armë të përshtatshme pasi kaloi kufirin nga Izraeli dhe tani është në duart e tyre./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne