Bota

Izraeli kryen sulm ajror në jug të Gazës

Forcat ajrore izraelite mbrëmë vonë kanë kryer një sulm në jug të Gazës së bllokuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se bombarduesit izraelitë kanë kryer sulm mbi një objektiv në afërsi të qytetit Rafah.

Burimi nuk njofton për viktima të mundshme nga sulmi.

Pala izraelite nuk është prononcuar rreth rastit, por pak para sulmit ushtria izraelite njoftoi se mbrojtja kundër-ajrore ka interceptuar një raketë të shkrepur nga Gaza në drejtim të Izraelit./AA

OPINIONE