Izraeli liroi “vajzën guximtare”, Ahed Temim

Pas 8 muajve të mbajtjes në burgun ushtarak, Izraeli ka liruar 17-vjeçaren, Ahed Temimi, e njohur si “palestineze e guximshme” dhe fituese e “Çmimit Handhala për Kurajo”, së bashku me nënën e saj.

17-vjeçarja Ahed, e cila ishte arrestuar më 19 dhjetor 2017 gjatë bastisjes së ushtarëve izraelit të shtëpisë ku ajo jeton me familjen e saj në qytezën Nebi Salih në afërsi të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor, pasi ajo kishte goditur me shuplakë ushtarët izraelit që hynë me dhunë në oborr.

Forcat izraelite arrestuan vajzën palestineze në dhjetor dhe një gjykatë e dënoi atë me një ndalim 8 mujor me akuza të “sulmit ndaj ushtarit izraelit” dhe “pengimit të ushtarit izraelit në kryerjen e detyrës”.

Avokati i Temim bëri të ditur se dënimi do të përfundojë më 19 gusht, por me anë të një vendimi administrativ ajo është liruar më herët.

Ahed Temim, e cila u kthye në shtëpinë e saj në Bregun Perëndimor, u prit me entuziazëm nga qindra persona, ndërsa qyteza Nebi Salih u mbush me flamuj të Palestinës.

Në takimin e Ahed dhe babait të saj u jetuan çaste emocionuese. Ata deklaruan se e vetmja gjë që kërkojnë është të jetojnë të lirë.

Në deklaratën e parë që Ahed Temim bëri për gazetarët është se rezistenca e popullit palestinezë do të vazhdojë deri në përfundimin e pushtimit izraelit.

“Okupimi është i dënuar për të humbur dhe arrestimet nuk do të thyejë vullnetin tonë për rezistencë”, deklaroi adoleshentja 17-vjeçare.

Ajo tha se gratë e burgosura palestineze në burgjet izraelite kanë moral të lartë dhe se ka sjellë mesazhe e tyre të cilat do ti publikojë në mbrëmje.

Vajza guximtare Temimi falënderoi të gjithë ata që e mbështetën atë dhe familjen e saj derisa ishte në burg.

Ahed Temim, e njohur edhe si “Vajza guximtare palestineze”, ka fituar edhe “Çmimin Handhala për Kurajo” në Stamboll për qëndrimin e saj ndaj ushtarëve izraelit deri sa këta të fundit ishin duke e arrestuar vëllain e saj.

Ahed Temim, ishte takuar edhe me Presidentin Erdogan gjatë kohës kur ai ishte në detyrën e Kryeministrit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne