Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman, e ka cilësuar si “mundësi e madhe” për Izraelin krizën mes Katarit dhe shteteve arabe.
“Shtetet që ndërprenë marrëdhëniet me Katarin nga frika e Islamit radikal, i ofrojnë Izraelit mundësi të madhe për të bashkëpunuar me shtetet arabe kundër terrorit islamik radikal. Madje edhe vendet arabe e dinë se rrezik në këtë rajon nuk është Izraeli, port terrorizmi. Kjo gjendje është mundësi për bashkëpunim”, ka thënë Liberman, duke folur në parlament.