Bota

Izraeli mbyll hapësirën ajrore mbi Lartësitë e Golanit

Izraeli ka mbyllur hapësirën ajrore mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit, pas sulmeve ajrore në objektivat siriane në Damask.

Siç raportoi e përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth, kompanive ajrore u është thënë se nuk do të lejohen të fluturojnë në zonë në një lartësi mbi 5 mijë metra.

Sipas gazetës, hapësira ajrore mbi Lartësitë e Golanit do të mbetet e mbyllur deri më 31 korrik.

Izraeli ka pushtuar pjesën më të madhe të Lartësive siriane të Golanit që nga Lufta e Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Më herët, media e regjimit sirian të Bashar al-Assadit raportoi se shtatë ushtarë u plagosën mbëmë vonë nga sulmet ajrore izraelite të kryera në Damask nga Lartësitë e pushtuara të Golanit./AA

OPINIONE

INTERVISTA