Bota

Izraeli miraton ndërtimin e 10 mijë banesave në Jerusalemin Lindor

Bashkia e Jerusalemit dhe Ministria e Strehimit të Izraelit kanë miratuar projektin për ndërtimin e 10 mijë banesave të reja në njësinë e vendbanimit Atarot Jahud e cila ndodhet në veri të Jerusalemit të okupuar Lindor.

Në lajmin e televizionit Kanal 10 të Izraelit thuhet se Bashkia e Jerusalemit me Ministrinë e Strehimit kanë miratuar projektin e ndërtimit të 10 mijë banesave të reja në njësinë e vendbanimit Atarot Jahud e cila ndodhet në veri të Jerusalemit Lindor dhe e cila në të njëjtën kohë është edhe zonë industriale.

Ndër të tjera në lajm duke iu referuar administratës së ish presidentit amerikan Barack Obama thuhet se projekti në fjalë nuk ishte miratuar më parë për shkak të presioneve të SHBA-ve ndaj Izraelit në lidhje me njësitë e vendbanimeve hebrenje.

Izraeli vazhdon ende aktivitetet për njësitë e vendbanimeve të reja pavarësisht se në dhjetorin e vitit të kaluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) u miratua vendimi i cili kërkon “ndalimin e menjëhershëm” të të gjitha aktiviteteve ilegale për ndërtimin e vendbanimeve në territoret palestineze nën okupim.

Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor që nga viti 1967 ndodhen nën okupimin e Izraelit. Në Jerusalemin Lindor ndodhen 200 mijë kolonë hebrenjë dhe në Bregun Perëndimor më shumë se 400 mijë. Sipas ligjit ndërkombëtar të gjitha njësitë e vendbanimeve hebrenje në këto territore llogariten si të paligjshme./AA

OPINIONE

INTERVISTA