Izraeli ndalon diplomatët zviceran për të vizituar Gazën pas bisedave me Hamasin

Zyrtarët izraelitë kanë penguar diplomatët zviceranë që të vizitojnë Rripin e Gazës, një ditë pasi i dërguari i Zvicrës në Autoritetin Palestinez mbajti takime me anëtarët e lartë të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas.

Një zyrtar izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, tha të mërkurën se ministri izraelit për çështje ushtarake, Avigdor Lieberman, kishte lëshuar një urdhër për të penguar diplomatët që të udhëtonin në tokat e pushtuara. Zyrtari shtoi se urdhri do të mbetet në vend “derisa të bëhen sqarime”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se vendimi për të ndaluar diplomatët zviceranë nga Rripin e Gazës u mor për shkak të natyrës publike të takimeve të së martës, me të cilën Hamasi postoi fotografi në faqen e saj./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne