Izraeli ndalon vizitat familjare për të burgosurit e Gazës

Hamasi thotë se regjimi i Tel Avivit ka pezulluar vizitat familjare për të burgosurit nga Rripi i Gazës të burosur në burgjet izraelite.

Hamasi tha në një deklaratë të enjten se autoritetet izraelite kishin vendosur “çuditërisht” të mos lejonin asnjë nga Gaza që të vizitonte anëtarët e familjes në burgje.

Lëvizja palestineze e rezistencës e denoncoi vendimin izraelit si një “deklaratë lufte”.

“Ky vendim është fillimi i një lufte ndaj të burgosurve (të Hamasit) dhe ne nuk do ta lejojmë atë”, thuhet në deklaratë.

Hamasi theksoi se i bën autoritetet izraelite përgjegjëse për çdo përkeqësim të kushteve të burgjeve në periudhën e ardhshme.

Të afërmit e anëtarëve të Hamasit në burg kanë qenë më parë në gjendje të kërkonin leje për të vizituar të burgosurit.

Sipas faqes izraelite të internetit Ynet, masa është një përpjekje për të detyruar Hamasin të lirojë dy izraelitë që besohet se mbahen të robëruar nga grupi, si dhe trupat e dy personave të vrarë në luftën izraelite të vitit 2014 në Gaza.

Grupi i të drejtave të të burgosurve palestinezë, Addameer, tha më herët se rreth 6.200 palestinezë, 320 prej të cilëve banorë të Gazës me përkatësi të ndryshme politike, ishin burgosur nga Izraeli që nga maji.

Qindra të burgosur palestinezë organizuan një grevë urie 40-ditore më herët këtë vit për të denoncuar shkeljen e të drejtave të tyre themelore të njeriut në burgjet izraelite.

Grevistët kërkuan të drejtat themelore, të tilla si ndalimi i paraburgimit administrativ, i izolimit të vetmuar dhe i neglizhencës së paramenduar mjekësore. Ata gjithashtu kërkonin ndjeshëm rivendosjen e vizitave familjare të udhëhequra nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) dy herë në muaj.

Paraburgimi administrativ shumë i kritikuar është një politikë sipas së cilës të burgosurit palestinezë mbahen në qendrat e paraburgimit në Izrael pa gjyq ose akuza. Pothuajse 700 të burgosur janë aktualisht të mbajtur nën paraburgim administrativ. Disa prej tyre janë mbajtur në një paraburgim të tillë deri në 11 vjet.

Hamasi ka akuzuar Izraelin dhe Autoritetin palestinez të Ramallahut (PA) për refuzimin e dhënies së dokumenteve të udhëtimit për banorët e Gazës që kanë nevojë për leje për të kërkuar trajtim mjekësor jashtë enklavës së rrethuar bregdetare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, Ashraf al-Qudra, tha të martën në Gaza se numri i lejeve të PA-së ishte zvogëluar jashtëzakonisht shumë gjatë muajve të fundit.

Regjimi izraelit ka filluar gjithashtu reduktimin e furnizimeve me energji elektrike në Rripin e rrethuar të Gazës.

Bllokada e Gazës ka shkaktuar një rënie të standardeve të jetesës, si dhe papunësi dhe varfëri të pashembullt.

Izraeli ka nisur gjithashtu disa luftëra në rripin bregdetar palestinez, e fundit prej të cilave filloi në fillim të korrikut 2014. Lufta izraelite, e cila përfundoi më 26 gusht 2014, vrau rreth 2,200 palestinezë. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne