Bota

Izraeli: Një ushtar i zi nuk vlen asgjë

Brigada al-Kassam, krahu i armatosur i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), mohoi se kishte marrë kërkesa nga regjimi izraelit në lidhje me lirimin e ushtarit izraelit me origjinë etiopiane, Abraham Mengistu, që u arrestua në Rripin e Gazës.

Një burim i afërt me brigadën al-Kassam i tha televizionit Russia Today se qeveria izraelite nuk ka kërkuar me ndonjë ndërmjetës që të hapë dosjen për zhdukjen e Abraham Mengistu, ndërsa ka kërkuar vazhdimisht lirimin e të burgosurve e tjerë izraelitë të mbajtur nga Hamasi. Hamasi këmbëngul që çdo negociatë me palën izraelite në lidhje me marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve “do të ndodhë vetëm pas lirimit të palestinezëve të cilët janë arrestuar përsëri nga Izraeli pas lirimit të tyre në këmbim të ushtarit izraelit Gilad Shalit në vitin 2011”. Deklarata e Hamasit mbi ushtarin izraelit të lindur në Etiopi vjen disa ditë pas demonstratave në Tel Aviv, Haifa dhe disa qytete të tjera në Palestinën e okupuar, të disa mijëra anëtarëve të komunitetit etiopian në Izrael për të dënuar dhunën dhe racizmin e policisë izraelite ndaj anëtarëve të këtij komuniteti. Zemërimi i izraelitëve me prejardhje etiopiane u rrit më 2 korrik, pasi një i ri nga komuniteti izraelito-etiopian u vra nga një oficer i policisë më 30 qershor./ PT

OPINIONE