Izraeli nuk do të heq dorë nga ndërhyrja ndaj palestinezëve

Izraeli do të vazhdojë ndërhyrjen ndaj protestuesve palestinezë edhe përkundër reagimeve dhe kritikave që ka marrë pas martirizimit të 17 palestinezëve gjatë protestave në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, kanë theksuar zyrtarë të ushtrisë.

“Ashtu siç ndodhi të premten, ne do të vazhdojnë ndërhyrjen tonë kundër protestuesve në Gaza”, citohen të kenë thënë oficerë të lartë të ushtrisë izraelite nga gazeta “Haaretz”.

Duke folur për gazetën, zyrtarët ushtarakë kanë potencuar se do të vazhdojnë të angazhojnë snajperistë përgjatë rripit kufitar dhe se nuk do të ketë ndryshime në detyrat e tyre.

Oficerët kanë thënë se detyra primare e ushtarëve është të pengojnë afrimin e protestuesve pranë telave të kufirit, duke shtuar se do të nis hetimi në lidhje me akuzat për “vrasjen e civilëve që nuk kanë përbërë rrezik për ushtrinë”.

Ndryshe, një numër i madh i palestinezëve që nga e premtja janë duke protestuar në kufirin mes Gazës së bllokuar dhe Izraelit në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Territoreve Palestineze. Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve që nga dita e parë, 17 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe qindra të tjerë janë plagosur. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne