Izraeli nuk do të leojë që Irani të zotërojë armë bërthamore, tha kryeministri izraelit Benjamin Netayanhu pas paralajmërimit të presidentit iranian Hasan Ruhani për pasurimin e uraniumit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Izraeli nuk do të lejojë që Irani të zotërojë armë bërthamore. Do të vazhdojmë të luftojmë ata që duan të na vrasin”, tha Netanyahu në një program televiziv.
Ndryshe, presidenti i Iranit Ruhani, sot me rastin e njëvjetorit të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga marrëveshja bërthamore, paralajmëroi se vendi i tij do të rrisë nivelin e uraniumit të pasuruar nëse brenda 60 ditëve palët e marrëveshjes nuk sigurojnë ruajtjen e interesave të vendit nga ky pakt.
Vitin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Iranit dhe vendeve P5+1 (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania).
Menjëherë më pas, Washingtoi rivendosi sanksione ekonomike ndaj Iranit, duke shënjestruar sektorin energjetik dhe bankar të vendit./AA