Izraeli përgatit një plan për të penguar aktivitetet humanitare të Turqisë në Jerusalem

Në shtyp ka filluar të publikohen detajet e planit tinëzarë të Izraelit për kufizimin e projekteve të Turqisë ndaj palestinezëve në Jerusalemin e pushtuar Lindor.

Gazeta “Izrael Ha-Yom”, e njohur për afërsi me Kryeministrin Benjamin Netanyahu, në botimin e sotëm publikoi një lajm që mban titullin “Plani për të penguar Erdoganin”. Në lajmin e saj gazeta shkruan se ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Israel Katz ka urdhëruar dikasterin që drejton për të përgatitur një plan për pengimin e ndihmave humanitare, projekteve të zhvillimit, aktiviteteve sociale dhe kulturore të Turqisë ndaj palestinezëve në Jerusalemin Lindor.

Në lajm thuhet se ministri Katz ka për qëllim që “brenda një kohe të shkurtë” t’i paraqes Kryeministrit Netanyahu “Planin e pretenduar të Jordanisë për të ruajtur statusin e veçantë të Kompleksit Al-Aksa”.

Në mes tjerash në lajm bëhet e ditur se zyrtarët izraelitë “për një kohë të gjatë” janë të shqetësuar nga punimet që Turqia po zhvillon në Jerusalemin Lindor, ndërsa thuhet se në planin në fjalë synohet kufizimi i aktiviteteve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA dhe të Institutit Junus Emre në Jerusalemin Lindor.

Gazeta bën të ditur se mjafton vetëm miratimi i Kryeministrit Netanyahu që të zbatohet plani i përgatitur mbi armiqësi ndaj Turqisë, megjithatë, pritet që Kabineti i Sigurimit të trajtojë çështjen, nga frika se tensionet midis Ankarasë dhe Tel-Avivit mund të rriten.

Gazeta raportoi gjithashtu se qeveria e re nuk mund të formohej për shkak të krizës së koalicionit izraelit, por plani ishte “i rëndësishëm për sigurinë”, duke sugjeruar se ai mund të aprovohej nga qeveria e përkohshme e udhëhequr nga Netanyahu.

Në lajm gjithashtu i kushtohet vend i gjerë projekteve ndaj palestinezëve në Jerusalemin Lindor.

Disa ditë para zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 17 shtator ministri Katz në një mesazh të publikuar në gjuhët hebraike dhe arabe ka thënë se ka urdhëruar përgatitjen e një pakete me masa preventive për të parandaluar aktivitetet e Turqisë në Jerusalemin e pushtuar Lindor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne