Izraeli përsëri sulmon Sirinë: 3 ushtarë të vrarë

Tre ushtarë sirianë janë vrarë gjatë sulmit të një droni ushtarak të regjimit sionist në provincën Kunejtra në jug të Sirisë.

Burimet siriane të shtunën në mëngjes kanë njoftuar se një dron ushtarak i regjimit sionist ka sulmuar një grup ushtarësh sirianë në provincën Kunejtra të Sirisë. Këta ushtarë sirianë ishin duke avancuar në frontin Abu Shabata drejt rajonit Al-Hamidije kur u sulmuan nga ky dron i regjimit sionist. Ky sulm ushtarak i regjimit sionist është kryer nga hapësira ajrore e Golanit të okupuar. Deri më tani nuk janë dhënë më shumë detaje rreth këtij sulmi ushtarak. Regjimi sionist edhe më parë ka sulmuar me raketa dhe avionë ushtarak rajone të ndryshme të Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne