Izraeli përshpejton ndërtimin e kolonive sioniste

Komiteti ministror i parlamentit të regjimit sionist ka vendosur të shqyrtojë projektligjin për të kërkuar nga qeveria e regjimit sionist që të përshpejtojë procesin e ndërtimit të kolonive sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se deputetët e parlamentit të regjimit sionist të premten me paraqitjen e këtij propozimi, pretenduan se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, po vonon zbatimin e premtimeve të tij për ndërtimin e kolonive të reja sioniste dhe nuk ka përmbushur premtimin e dhënë për ndërtimin e 300 njësive të reja banimi në koloninë sioniste Bejt Il në verilindje të Ramallah. Këto pretendime të deputetëve të parlamentit sionist bëhen në kohën kur Bashkësia Ndërkombëtare vazhdimisht thekson se ndërtimi i kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze është i paligjshëm dhe duhet ndërpritet menjëherë. KS i OKB në lidhje me këtë çështje, më 23 dhjetor 2016, miratoi një rezolutë në të cilën kërkoi t’i jepet fund ndërtimit të kolonive sioniste./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne