Bota

Izraeli planifikon vendbanim kolon gjigant në Kuds

Izraeli po planifikon të ndërtojë një vendbanim gjigant prej 11 apartamentesh në Kudsin Lindor të pushtuar, bëri të ditur media izraelite.

Sipas gazetës Israel Hayom, e cila njihet për afësinë me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, Ministria izraelite e Banimit dhe Punëve Publike po planifikon të ndërtojë 11 mijë apartamente mbi truallin e ish-Aeroportit Ndërkombëtar të Kudsit në zonën Kalendiya në veri të Kudsit Lindor të pushtuar.

Gazeta izraelite tha se ndërtesat e reja janë pjesë e planit të zgjerimit të vendbanimit kolon hebre Atarot në afërsi të zonës Kalendiya.

Siç thuhet më tej, projekti sërish është aktualizuar pasi paraprakisht u ndalua si pasojë e “presioneve politike”, ndërsa muajt e ardhshëm ai do të transferohet në Komisionin për Ndërtim dhe Planifikim për të kaluar në fazën e zbatimit.

Ndryshe, Aeroporti Ndërkombëtar i Kudsit është ndërtuar në vitin 1920 mbi një sipërfaqe prej 65 hektarësh dhe shërbeu për udhëtime dhe qëllime komerciale deri në vitin 1967, kur Izraeli pushtoi qytetin.

Izraeli më pas e ndryshoi emrin e tij në Atarot dhe e përdori për udhëtime të brendshme, ndërsa pas mbylljes në vitin 2000, zona e aeroportit u shndërrua në bazë të cilën do ta përdorte ushtria izraelite.

Qeveria e Tel Avivit ka përshpejtuar zgjerimin e vendbanimeve ilegale kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar që kur presidentin amerikan Donald Trump filloi detyrën në vitin 2017.

Në Bregun Perëndimor gjenden 252 vendbanime kolone hebreje, ndërsa në Kudsin Lindor 13, në të cilat banojnë mbi 600 mijë kolonë hebrenj.

Sipas së drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebreje në tokat e pushtuara llogariten të paligjshme./AA