Bota

“Izraeli po luan me zjarrin në xhaminë Al Aksa”

Liga Arabe ka dënuar ashpër masat e reja të Izraelit kundër xhamisë së Al Aksa në qytetin e vjetër të pushtuar Kods, duke theksuar se regjimi i Tel Avivit “po luan me zjarr” në vendin shumë të ndjeshëm të shenjtë.

“Kodsi është një vijë e kuqe”, tha shefi i organizatës rajonale Ahmed Abul Gheit në një deklaratë të lëshuar të dielën. Ai shtoi se “asnjë arab apo musliman nuk do të pranojë shkelje” kundër vendeve të shenjta në këtë qytet. Abul Gheit më tej akuzoi Izraelin për “aventurizëm” dhe tha se vendosja e masave të reja kufizuese mund të shkaktojë një “krizë me botën arabe dhe muslimane”. Deklarata erdhi pasi dy adoleshentë palestinezë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjeve në shenjë proteste ndaj vendosjes së masave kufizuese të Izraelit në kompleksin e xhamisë Al Aksa, duke përfshirë instalimin e detektorëve metalikë dhe kamerave, pas një sulmi vdekjeprurës në fund të javës së kaluar. Ministria e palestineze e shëndetësisë tha se 17 vjeçari Odaj Nauaxha vdiq të shtunën pasi u godit nga ushtarët sionistë në qytetin Al Eizarija në Bregun Perëndimor. Një tjetër palestinez 18 vjeçar pësoi plagë fatale në qytetin Abu Dis të Bregut Perëndimor, kur një bombë me benzinë shpërtheu para tij. Më 14 korrik, tre palestinezë hapën zjarr ndaj forcave izraelite në kompleksin e Xhamisë Al Aksa, duke vrarë dy prej tyre para se të vriteshin.

Izraeli i pengon ligjvënësit e Hamasit në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë arrestuar një ligjvënës të lëvizjes islamike Hamas me qëndrim në Gaza, së bashku me disa palestinezë tjerë gjatë operacioneve të ndara në të gjithë Bregun Perëndimor. Një numër i madh i trupave izraelite bastisën shtëpinë e 53-vjeçarit Omar Abdel Razek në qytetin qendror Salfit të dielën në mëngjes dhe ushtruan dhunë përpara se të çonin ligjvënësin palestinez në një vend të panjohur. Forcat izraelite kanë arrestuar Abdel Razek në shumë raste në të kaluarën. Ligjvënësi palestinez u arrestua së fundmi në vitin 2014 pas vrasjes së tre kolonëve në Khalil. Ai është mbajtur shumë herë në paraburgim administrativ, i cili është një lloj burgimi pa gjyq ose akuzë që i lejon Izraelit të burgosë palestinezët deri në gjashtë muaj. Afati i këtij burgimi mund të zgjatet pafund. Disa të burgosur janë mbajtur në paraburgim administrativ deri në 11 vjet pa ndonjë akuzë kundër tyre. Të burgosurit palestinezë vazhdimisht kanë greva urie të hapura për të shprehur zemërimin e tyre ndaj paraburgimeve. Gjithashtu sot herët në mëngjes, forcat izraelite sulmuan disa shtëpi nëpër Bregun Perëndimor dhe qytetin e vjetër Kods, duke arrestuar disa qindra palestinezë. Në mesin e të arrestuarve ishin edhe dy vajza të vogla 16 dhe 17 vjeçare nga lagjet periferike të Kodsit dhe një aktivist nga Ramallahu.

Izraeli mund të reduktojë detektorët metalikë të instaluar në xhaminë Al Aksa

Ndërkohë, zyrtarët izraelitë thanë të dielën se nuk do të heqin detektorët metalikë të instaluar jashtë kompleksit të xhamisë Al Aksa. “Ata (detektorët metalikë) do të mbeten …. Nëse ata (palestinezët) nuk duan të hyjnë në xhami, atëherë le të mos hyjnë në xhami”, tha Tzachi Hanegbi, ministri izraelit për zhvillim rajonal dhe anëtar i lartë i partisë qeverisëse Likud. Gilad Erdan, ministri i sigurimit publik i Izraelit, gjithashtu tha për radion ushtarake izraelite se zyrtarët izraelitë mund të largojnë kontrollet e detektorëve të metalit për të gjithë muslimanët që hyjnë në xhaminë Al Aksa. “Në fund të fundit, ka shumë adhurues të cilët policia i njeh, të rregullt dhe shumë të moshuar e kështu me radhë dhe rekomandoi që të shmangen disa që të mos futden për kontrolle në detektorë metalikë”, tha Erdan. Kjo është ndërkohë që autoritetet muslimane të ngarkuara me çështjet e xhamisë Al Aksa thanë se do të vazhdojnë të refuzojnë të kalojnë nëpër detektorë metalikë dhe do të kryejnë lutjet në rrugë. Palestinezët të shtunën në mbrëmje kanë protestuar kundër sulmeve të forcave të regjimit sionist ndaj xhamisë Aksa dhe kanë dënuar instalimin e portave elektronike në portën Al-Asbat në pjesën e vjetër të qytetit Kods. Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit palestinezë dhe kanë shtypur me forcë protestat e tyre. Me mijëra palestinezë ditën e premte kanë protestuar në rajone të ndryshme të Palestinës si në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kodsin e pushtuar dhe kanë dënuar agresionin e vazhdueshëm ushtarak të regjimi sionist kundër xhamisë Aksa. Vlen të theksohet se gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist dhe kolonëve sionistë kundër protestuesve palestinezë, janë martirizuar të paktën 4 palestinezë dhe janë plagosur mbi 400 të tjerë. Forcat ushtarake të regjimit sionist të premten më 14 korrik deri në ditën e diele të javës së kaluar, me urdhër të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, kanë mbyllur portat e xhamisë Aksa për besimtarët myslimanë palestinezë, ndërsa pas hapjes së tyre, kanë instaluar porta elektronike. Ky veprim i regjimit sionist ka ngjallur reagime të ashpra dhe protesta të gjera në Palestinë dhe në shumë vende të tjera myslimane./ PT

OPINIONE

INTERVISTA