Izraeli pranon se ka dështuar për të fituar besimin e hebrenjve të Iranit

Autoritetet e regjimit sionist kanë pohuar se Izraeli ka dështuar të fitojë besimin e hebrenjve të Iranit për të emigruar drejt territoreve të pushtuara.

Faqja informative Kods.net njofton se Ejub Kara, zv/ministri për bashkëpunim rajonal i regjimit sionist, ka deklaruar: “Pavarësisht përpjekjeve serioze, Izraeli nuk ka arritur të bindë hebrenjtë iranianë që të emigrojnë në territoret e pushtuara”. Ndërkohë Siamek Mare Sadagh, përfaqësuesi i hebrenjve në Parlamentin Islamik të Iranit, ditë më parë në reagim ndaj pretendimeve të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj hebrenjve në periudhën antike nga Irani, deklaroi: “Hebrenjtë iranianë nuk u besojnë këtyre përrallave dhe si qytetarë të këtij vendi, gjithmonë kanë bërë përpjekje të japin kontributin e tyre në zhvillimin dhe në mbrojtjen e këtij vendi”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne