Izraeli reagon ndaj dokumentit të ri politik të Hamasit

Zëdhënësi i kryeministrisë së Izraelit, David Keyes, në një vlerësim në lidhje me vizionin dhe dokumentin e ri politik të shpalosur nga Lëvizja e Rezistencës Islame Hamas, ka akuzuar Hamasin se “po përpiqet të mashtrojë botën”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Hamas, që vazhdon të përdorë dhunë kundër Izraelit, po përpiqet ta mashtrojë botën”, ka thënë Keyes në një deklaratë me shkrim.

Ndërkaq, në një deklaratë tjetër me shkrim nga zyra e kryeministrit të Izraelit thuhet që “Kur Hamasi të lë ndërtimin e tuneleve të terrorit, atëherë kjo do të jetë ndryshim i vërtetë, megjithatë, kjo nuk është realizuar”.

Ndryshe, kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Halid Meshal, në një konferencë për media të organizuar në kryeqytetin e Katarit, Doha, shpalosi vizionin dhe dokumentin e ri politik të lëvizjes që përmban 42 pika.

Pikat më të rëndësishme të dokumentit të shpalosur nga Meshal dhe që ka për synim t’i hapë lëvizjes horizonte të reja në komunitetin ndërkombëtar, përbëhen nga përkufizimi i ri i Hamasit, krijimi i shtetit palestinez brenda kufijve të vitit 1967 dhe çështje mbi hebrenjtë dhe ekstremizmin fetar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne