Izraeli sërish bombardon aeroportin e kryeqytetit të Jemenit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz tha në një deklaratë me shkrim se avionët izraelitë kryen sulm ajror në aeroportin e Sana-s.

 

Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar përsëri aeroportin në kryeqytetin e Jemenit, Sana, transmeton Anadolu.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz tha në një deklaratë me shkrim se avionët izraelitë kryen sulm ajror në aeroportin e Sana-s.

Katz pretendon se “avioni i fundit i përdorur nga Huthit e mbështetur nga Irani u shkatërrua” në aeroportin e Sana-s në sulm.

Ai kërcënoi se portet në Jemen do të vazhdojnë të jenë në shënjestër.

Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore në disa pika në Jemen, përfshirë aeroportin në Sana, edhe më 7 maj.

Fluturimet në aeroportin e Sana-s, i cili u dëmtua rëndë pas sulmeve që kishin në shënjestër edhe aeroplanë pasagjerësh, u pezulluan deri më 17 maj./aa

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne