Izraeli sërish ul distancën e peshkimit për palestinezët

Izraeli duke treguar si arsyetim balonat me zjarr që dërgohen nga Rripi i bllokuar i Gazës drejt territoreve izraelite, vendosi që për peshkatarët palestinezë të ulë distancën e peshkimit.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga ushtria izraelite thuhet se distanca e peshkimit për peshkatarët palestinezë nga 15 milje është ulur në 10 milje detare.

Bëhet e ditur se vendimi është marrë për shkak të zjarreve në rajon të shkaktuara nga balonat e zjarrit që dërgohen nga Gaza në Izrael.

Pas lajmeve të publikuara në mediat lokale mbi arritjen në marrëveshje për armëpushim dhe që u përgënjeshtrua nga Hamasi, administrata e Tel-Avivit më 21 maj kishte marrë vendim për të rritur distancën e peshkimit për palestinezët nga 12 milje në 15 milje detare.

Prej vitit 2006 e këtej Izraeli e mbanë Rripin e Gazës me 2 milionë banorë nën bllokadë detare, tokësore dhe ajrore.

Sipas të dhënave të sindikatës së peshkatarëve palestinezë, rreth 4 mijë persona mbijetojnë nga peshkimi./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne