Izraeli, shansi i humbur për shndërrimin në një vend normal!

Alket Goce 

Rreziku i mbijetesës së Netanyahut dhe vazhdimi i krizës rajonale.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Izrael kanë krijuar një ngërç të thellë politik, duke dëshmuar qartë se vendi ndodhet përpara një udhëkryqi të madh e të ardhshëm historik.

Siç e thekson edhe gazeta e mirënjohur italiane La Stampa, këto zgjedhje përfaqësonin një mundësi tejet të rrallë për ndryshim, por që rrezikon të kthehet në një shans të humbur drejt transformimit demokratik dhe shndërrimit të Izraelit në një shtet normal e të pranueshëm brenda bashkësisë ndërkombëtare.

Në këtë kontekst politik, mobilizimi masiv i votuesve dhe rritja e ndjeshme e përfaqësimit të partive arabe në Knesset konfirmuan se rrëzimi i Benjamin Netanyahut, nuk përbënte thjesht një preferencë të zakonshme politike, por një domosdoshmëri urgjente ekzistenciale.

Votimi i sovranit ishte një ndëshkim i merituar ndaj një udhëheqësi që e ka mbajtur të gjithë vendin peng të radikalizmit të djathtë dhe të luftës së përhershme rajonale.

Sipas La Stampa, përfshirja e drejtpërdrejtë e partive arabe në ekuilibrat e reja të pushtetit dhe në tryezën kryesore të vendimmarrjes, do të mundësonte një dritë të vërtetë shprese për përmirësimin e menjëhershëm të situatës gjeopolitike në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ky hap historik, do t’i hapte rrugë zgjidhjes afatgjatë të konfliktit izraelito-palestinez përmes modelit të dy shteteve, si e vetmja formulë që garanton siguri, barazi dhe sovranitet për të dy popujt.

Ndërkohë, zhvillimet më të fundit politike tregojnë se forcat opozitare izraelite vazhdojnë të hezitojnë për të kapërcejnë tabutë e vjetra ideologjike.

Ajo që po propozohet me ngulm në vend të kësaj, është ndërtimi i një “koalicioni të madh” të përbërë vetëm nga parti hebraike.

Siç nënvizon La Stampa, një koalicion i tillë i madh nacionalist, i cili përjashton përsëri pakicën arabe nga vendimmarrja shtetërore, nuk bën gjë tjetër veçse garanton mbijetesën e mëtejshme politike të Netanyahut dhe të strukturave të tij më radikale në qeveri.

Kjo rrugë mban të paprekur status-quo-në destruktive: vazhdimin e gjenocidit dhe krizës humanitare në Rripin e Gazës, zgjerimin e mëtejshëm të shtypjes e të ekspansionit në Bregun Perëndimor, si dhe përshkallëzimin e konflikteve të tjera rajonale të nisura e të ushqyera nga regjimi sionist për interesa të ngushta pushteti.

Pa përfshirjen e barabartë të elementit arab në ndërtimin e të ardhmes, çdo përpjekje për të ashtuquajturin “shpëtim kombëtar” mbetet thjesht një iluzion ushtarak.

Kjo qasje e gabuar e mban Izraelin përgjithmonë larg normales dhe të mbërthyer në një spirale të pafundme dhune e izolimi ndërkombëtar. \tesheshi.com\

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne