Bota

Izraeli shkel hapësirën ajrore dhe detare të Libanit

Ushtria e Libanit ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka bërë të ditur se regjimi sionist duke mosrespektuar rezolutat ndërkombëtare sidomos rezolutën 1701 të KS të OKB, përsëri ka shkelur integritetin territorial, hapësirën ajrore dhe detare të Libanit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ushtria e Libanit ka deklaruar se një avion spiunazhi i ushtrisë së regjimit sionist të martën nëpërmjet hapësirës ajrore të rajonit Nakura në jug të Libanit, ka shkelur hapësirën ajrore të këtij vendi. Ushtria e Libanit në këtë deklaratë ka theksuar se një avion tjetër spiunazhi i ushtrisë së regjimit sionist ka shkelur hapësirën ajrore të Libanit në rajonin Keferkala dhe pas patrullimit ajror mbi rajonet veriore si Balbek, Riak dhe Harmel, është larguar nga Libani. Ushtria e Libanit në deklaratën e saj, gjithashtu, ka thënë se një luftanije e gardës bregdetare të regjimit sionist ka hyrë në ujërat rajonale të Libanit në rajonin Ra’su Nakura dhe ka shkelur vijën detare të Libanit. Vlen të theksohet se rezoluta 1701 e KS të OKB është miratuar pas luftës 33 ditore të Izraelit me Libanin në vitin 2006, e cila e ka ndaluar regjimin sionist nga kryerja e veprimeve armiqësore kundër Libanit, mirëpo regjimi sionist disa herë ka shkelur këtë rezolutë duke shkelur hapësirën ajrore, detare dhe tokësore të Libanit./ PT