Shkrumbohet gjatë natës lokali në qendër të Tiranës, një makinë në Kamëz…Ja çfarë thotë policia

Një lokal dhe një automjet në Tiranë janë përfshirë nga flakët. Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur në kohë të ndryshme.

Mësohet se rreth orës 02:45, në rrugën “Mine Peza”, në katin e dytë të një pallati, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali, i cili ka qenë i mbyllur dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të ekspertëve të PMNZSH-së, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale. Po ashtu deme materiale ka pasur edhe ne apartamentin siper lokalit. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Ndërkohë, pak para mesnate, në Kamëz, në rrugën “Fan Noli”, si pasojë e një shkëndije elektrike në oborrin e banesës së shtetasit A.Z., është djegur mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.B., ku ka vetëm deme materiale./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne