Izraeli “shumë i shqetësuar” për vrasjet në Siri, bën thirrje publike për vrasjen e Asadit

Një ministër izraelit ka bërë thirrje të hapur për vrasjen e udhëheqësit sirian Bashar Asad, pasi raportet e mediave pretendojnë se Damasku ka përdorur një “krematorium” për të mbuluar vrasjet masive. Ai tha se më pas duhet të merremi me “kokën e gjarprit” në Teheran.

“Realiteti në të cilin Siria i ekzekuton njerëzit, përdor me dashje armë kimike për t’i lënduar ata dhe tani, në lëvizjen më të fundit të ekstremizmit, po djeg trupat e tyre – kjo nuk është parë në botë që prej 70 vitesh”, tha ministri izraelit i Strehimit, Yoav Galant, siç përmendet nga Haaretz.

“Po kalojmë një vijë të kuqe dhe sipas mendimit tim ka ardhur koha për të vrarë Assadin”, vazhdoi ai.

“Dhe kur të përfundojmë me bishtin e gjarprit, do të arrijmë kokën e gjarprit, që mund të gjendet në Teheran, dhe ne do të merremi edhe me të,” tha ai.

Ky duket të jetë kërcënimi i parë i regjistruar i Izraelit për vrasjen e presidentit sirian Bashar Asad, që erdhi pasi Departamenti Amerikan i Shtetit pretendoi, pa paraqitur prova të forta, se qeveria siriane po përdor një “krematorium” jashtë Damaskut për të djegur trupat e njerëzve të vrarë nga qeveria.

Më herët të martën, Galant tha për Radion Ushtarake izraelite se sundimi i Asadit ka qenë më i keqi që nga Gjermania naziste. “Ajo që po ndodh në Siri është përcaktuar si gjenocid, sipas të gjitha klasifikimeve të tij”, tha ai, sipas Jerusalem Post.

Galant, një gjeneral në pension i IDF-së, shtoi se Izraeli dëshiron ta shohë Asadin dhe qeverinë e tij Alaëite të rrëzuar nga pushteti dhe të zëvendësuar nga një “sundimtar i moderuar sunit”.

Disa përpjekje të mëparshme për të krahasuar qeverinë e Asadit me regjimin nazist, janë përballur me protestë publike. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, i cili pretendonte se skuadrat e vdekjes së Hitlerit nuk kishin përdorur agjentë kimikë gjatë Holokaustit “në mënyrën që i përdori Asadi”, shkaktoi zemërim në SHBA dhe më gjerë.

Disa gazetarë përdorën krahasimin e Asadit me Hitlerin në pretendimet e tyre se forcat siriane kanë përdorur armë kimike, por këto vërejtje u hodhën poshtë nga publiku.

Asadi, një mjek i arsimuar në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë në pushtet që nga viti 1999. Siria është një nga vendet e pakta arabe ku presidenti zgjidhet përmes një votimi mbarëkombëtar. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne