Izraeli si Facebooku. Ndalon për një javë nga xhamia Aksa dy hoxhallarë palestinezë

Autoritetet izraelite jua kanë ndaluar dy klerikëve të lartë muslimanë të xhamisë Aksa në qytetin e pushtuar të Jeruzalemit që të hyjnë në vendin e shenjtë për një javë.

Sheik Abdel-Azeem Salhab, kreu i këshillit të Vakfit i emëruar nga Jordania për të mbikëqyrur vendet e shenjta brenda kompleksit të shenjtë të xhamisë Aksa dhe zëvendësi i tij Sheik Najeh Bkerat, fillimisht u arrestuan në shtëpitë e tyre nga forcat izraelite në disa bastisje që kryen herët në mëngjes të dielën.

Disa orë më vonë, klerikët u liruan me kusht që të mos hynin në kompleksin e xhamisë Aksa për një javë, njoftoi agjencia e lajmeve palestineze Ma’an.

Të dy klerikët kishin luajtur një rol të rëndësishëm të premten në rihapjen e një porte që të çonte në xhaminë Bab al-Rahma, ku qindra myslimanë kryen lutjet e tyre për herë të parë që prej 16 vitesh. Xhamia qëndronte e mbyllur prej vitesh nga autoritetet izraelite.

Xhamia Bab al-Rahma e cila ka një portë karakteristike me të njëjtin emër, përbëhet nga një ndërtesë e madhe dhe një oborr që shtrihet në lindje të kompleksit të xhamisë Aksa. Brenda kompleksit ndodhen dy faltore të shenjta për myslimanët, xhamia e Kubes së Shkëmbit dhe xhamia el-Aksa.

Xhamia Bab al-Rahma u vulos për të mos u hapur nga autoritetet izraelite në vitin 2003 pasi u pretendua se vendi përdorej nga palestinezët për aktivitete politike. Autoritetet izraelite e rinovonin masën e mbylljes çdo vit.

Më herët gjatë ditës, Sheik Yousif Ideis, ministër palestinez i Vakëfeve (trashëgimisë Islame) dhe Çështjeve Fetare, denoncoi arrestimin dhe mbajtjen e dy klerikëve në paraburgimin dhe tha: “Kjo është një shenjë dështimi dhe krizash me të cilën përjetohet pushtimi (izraelit).”

Të dielën mbasite, policia izraelite lëshoi ​​gjithashtu edhe tre aktivistë palestinezë pas arrestimit që ju kishte bërë për shkakun e udhëheqjes së besimtareve drejt hyrjes së xhamisë.

Policia izraelite kërcënoi të dielën se do të kryente më shumë ndalime në ditët në vijim për të njëjtat arsye.
Autoritetet izraelite gjithashtu dorëzuan edhe një tjetër urdhër për një zyrtar të Vakfit, Sheikun Raed Daana, të cilit i ndaluan hyrjen në xhamine Aksa për gjashtë muaj rresht. Arsyeja për ndalimin nuk është bërë ende e qartë.

Rihapja e xhamisë Bab al-Rahma u pasua me ditë tensionesh mes forcave izraelite dhe autoritetetve myslimane mbi cështjen e aksesit në kompleks.

Kompleksi i xhamisë Aksa është një vend shumë i respektuar si nga myslimanët, hebrenjtë ashtu edhe të krishterët. Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit pas xhamisë së Qabes në Mekë dhe xhamisë së Pejgamberit në Medinë./press/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne