Izraeli sulmoi Rripin e Gazës, bien dëshmorë dy palestinezë

Në sulmin që ushtria izraelite ndërmori ndaj pikave ushtarake të Brigadës Izzeddin Al-Kasam, krahut të armatosur të Hamasit, në kufirin e Rripit të Gazës të rrethuar, kanë rënë dëshmorë dy palestinezë.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, në sulmin që ndërmori një tank i ushtrisë izraelite në veri të Gazës kanë rënë dëshmorë dy palestinezë.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga ushtria e Izraelit pretendohet se ndaj ushtarëve izraelitë është hapur zjarr nga ana palestineze.

Pas ngjarjes së pretenduar një tank i ushtrisë izraelite ka goditur pikat ushtarake të Brigadës Izzeddin Al-Kasam në veri të Gazës.

Tërheq vëmendjen se sulmi i Izraelit ndodhi gjatë kohës kur po zhvillohet procesi për arritje në marrëveshje të qëndrueshme me Hamasin.

Bëhet e ditur se mes Hamasit dhe Izraelit me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe OKB-së janë duke u zhvilluar negociata indirekte për arritje në një marrëveshje të qëndrueshme.

Rreth 2 milionë palestinezë që jetojnë në Rripin e Gazës, bëjnë përpjekje për të mbijetuar në kushte të vështira që po jetohen për shkak të rrethimit të plotë të Izraelit nga toka, ajri dhe deti që zbatohet nga viti 2006 e këtej./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne