Izraeli sulmon Sirinë

Ushtria izraelite, duke pretenduar se nga Siria janë hedhur dy raketa në Izrael, zhvilloi një operacion ndaj Sirisë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria izraelite bëhet e ditur se dy topat e mortajës ranë në Kodrat Golan por nuk pati të vdekur ose të plagosur dhe ushtria iu kundërpërgjigj me goditje pozicioneve nga kishin ardhur raketat.

Ndërkohë që në deklaratën e ushtrisë izraelite nuk specifikohej se me çfarë ishin goditur pozicionet në fjalë, media izraelite bëri të ditur se ushtria kishte goditur me artileri.

Ushtria izraelite edhe muajin e kaluar kishte deklaruar se kishte zhvilluar operacion ajror në disa pika të Sirisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne