Izraeli i tmerruar nga sulmi raketor i Iranit kundër pozicioneve të ISIS në Siri

Kryeministri i regjimit sionist ka reaguar ndaj sulmit raketor të Iranit kundër pozicioneve të grupit terrorist ISIS në Siri dhe pretendoi se Izraeli po vëzhgon të gjitha veprimet e Republikës Islamike të Iranit në rajon.

Gazeta sioniste “Jerusalem Post” në një raport të saj të hënën ka shkruar: “Pas sulmit raketor të Iranit kundër bastioneve të ISIS në Siri, Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk duhet ta kërcënojë Izraelin”. Grada e Revolucionit Islamik të Iranit me qëllim të ndëshkimit të terroristëve takfirist në Siri, sulmoi me gjashtë raketa me rreze të shkurta veprimi bazën komanduese dhe bastionet e terroristëve të ISIS në rajonin Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne