Izraeli trajnon komandantët saudit

Thuhet se Izraeli ka trajnuar komandantët e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Faqja e internetit al Halic Online e Katarit, ka raportuar se marrëdhëniet ushtarake në mes të regjimit izraelit me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë evoluar në mënyrë unike që nga shtatori i vitit të kaluar.

Sipas lajmit të bazuar në burimet diplomatike arabe, delegacionet e zyrtarëve të nivelit të lartë ushtarak nga vendet arabe shkuan në Tel Aviv në muajin shtator.

Në lajm u raportua se kjo vizitë, e cila u përshkrua si e para e këtij lloji, për shkak të faktit se pjesëmarrësit ishin të përbërë nga zyrtarë të lartë ushtarakë, u mbajt jashtëzakonisht e fshehtë, dhe sipas këtij lajmi, këto delegacione nuk kanë shkuar në Tel Aviv për forcimin apo zgjerimin e marrëdhënieve, sepse këto çështje u janë lënë zyrtarëve politikë. Këtë herë ka pasur një objektiv tjetër që do të kishte pasoja shumë të rëndësishme për rajonin dhe historinë e “konfliktit arabo-izraelit”.

Qëllimi kryesor i këtij udhëtimi ishte të merrte një trajnim të shkurtër në fushën e pajisjeve ushtarake dhe pajisjeve moderne të sigurisë në një bazë ushtarake në Tel Aviv.

Sipas këtyre burimeve, komandantët arabë, të cilët nuk kanë mjaft përvojë në disa prej sistemeve komplekse të sigurisë të përdorura në luftë, e shohin vetëm Izraelin si vendin ku ata mund të fitojnë ekspertizën e nevojshme. Në këtë kuadër, Arabia Saudite dhe komandantët e Emirateve të Bashkuara Arabe shkojnë në Tel Aviv një herë në muaj dhe dëshirojnë të mbajnë të fshehtë vizitat e tyre.

Burimet diplomatike thanë për Halic Online se delegacionet ushtarake arabe zbritën në një aeroplan privat nga Abu Dhabi direkt në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, dhe pastaj kaluan në qendrat e trajnimit në Tel Aviv dhe Jerusalem.

Në lajm u raportua se marrëdhëniet në mes të regjimit izraelit dhe Saudit janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit dhe se pas vizitave të ndërsjella, sauditët morën 250 milion dollar në pajisje spiunimi nga Izraeli tetorin e kaluar.

Sipas burimeve që flasin për Halic Online, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët po luftojnë kundër Jemenit, po fitojnë përvojë ushtarake nga regjimi izraelit dhe po përpiqen të arrijnë fitime ushtarake për ushtritë e tyre dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin.

Halic Online raportoi se Arabia Saudite dhe regjimi izraelit po përjetojnë periudhën më të mirë në aspektin e marrëdhënieve ushtarake dhe rikujtoi se gjatë bisedimeve të normalizimit midis regjimit izraelit dhe Saudit në vitin 2018, u njoftua nga mediat izraelite se gjenerali Ahmed al-Asiri kishte udhëtuar në mënyrë të përsëritur në Izrael.

Gjenerali Ahmed a -Asiri, i cili ishte edhe nënkryetar i Shërbimit të Inteligjencës Saudite, komandoi luftën e Jemenit përpara se të shkarkohej për shkak të vrasjes së Jamal Khashogit.

Burimi : Yakın Doğu Haber / ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne