Bota

Izraeli urdhëron shkatërrimin e katër shtëpive palestineze në Bregun Perëndimor

Autoritetet izraelite kanë lëshuar urdhra për shkatërrimin e shtëpive të katër familjeve palestineze nën akuzat se të afërmit e tyre ishin të përfshirë në sulme ndaj forcave izraelite pasi forcat e regjimit sionist rrëmbyen 30 palestinezë në sulmet në Bregun Perëndimor.

Të martën në mëngjes, forcat izraelite bastisën fshatin Deir Abu Mashal në Ramallah, duke sulmuar tre shtëpi që u përkisnin familjeve të të rinjve të vrarë gjatë një sulmi në Kodsin Lindor muajin e kaluar. Sipas Qendrës Palestineze për të Drejtat e Njeriut, 22 persona nga tre familjet do të mbeten të pastrehë nga prishjet e shtëpive. Forcat izraelite bastisën gjithashtu qytetin Silvad në rrethinën e Ramallahut dhe dhanë një urdhër për shkatërrimin e familjes së Malik Ahmad Hamid, i cili u qëllua, u plagos dhe u ndalua pas një sulmi pranë vendbanimit të paligjshëm izraelit në prill./ PT

OPINIONE

INTERVISTA