Izraeli vazhdon me sulme ajrore në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite mbrëmë ka kryer sulme të reja ajrore në rajonin e bllokuar palestinez të Gazës.

Burimet lokale lajmërojnë se avionët izraelitë qëlluan dy bastione të grupit palestinez të rezistencës në Khan Yunis në jug të Gazës.

Objektiv të sulmit kanë qenë pozicione të Hamasit edhe në rajonet Yermuk dhe Al-Garbi.

Paralelisht me këtë, artileria izraelite sot në mëngjes kreu sulme në rajonin e pabanuar Bait Lahiya.

Poashtu edhe dje avionët izraelitë qëlluan 35 pozicione të grupit palestinez të rezistencës Hamas dhe Xhihadi Islam. Gjatë 48 orëve të fundit në sulmet izraelite në Gaza janë vrarë katër palestinezë.

Grupet palestineze në shenjë rezistence ndaj sulmeve izraelite u përgjigjen me sulme raketore në territorin e Izraelit. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne