Izraeli vendos në Jeruzalem shenjat rrugore të ambasadës amerikane

 

Të paktën tri shenja rrugore “Ambasada Amerikane” janë vendosur në Jerusalem më 7 maj, një javë para bartjes së misionit amerikan në këtë qytet, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Shenjat në gjuhën angleze, hebreje dhe arabe janë vendosur afër konsullatës amerikane, e cila nga 14 maji do të shërbejë si ndërtesë e ambasadës amerikane, pasi të zhvendoset nga Tel Avivi.

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe bartjen e ambasadës në këtë qytet është përballur me pakënaqësi në gjithë botën, duke përfshirë aleatët kryesorë në Evropë.

Ky vendim është cilësuar si përpjekje amerikane për të dëmtuar paqen në mes të izraelitëve dhe palestinezëve.

Bartja e ambasadës ishte planifikuar fillimisht të ndodhte në vitin 2019, mirëpo Izraeli ka shpejtuar procesin duke eliminuar pengesat burokratike.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne