Izraeli zhvillon robotin ushtar

Izraeli ka zhvilluar robotin ushtarak i cili së bashku me ushtarët e vet do të përfshihet në luftë në kufi me Rripin e Gazës, ka shkruar sot gazeta izraelite Israel Hayom, duke u thirrur në burime zyrtare.

Roboti ushtarak do të ketë aftësinë që të depërtojë edhe nëpër tunelet nëntokësore dhe ndërtesat mbitokësore. Sipas burimit, roboti ushtarak do të kryejë patrullimet e sigurisë buzë kufirit të Gazës me Izraelin, sikurse edhe depërtime në “vende të rrezikshme”.

Roboti i cili dirigjohet në teledirigjues në largësi do të jetë i pajisur me armë, kamera dhe mikrofona. Është dizajnuar në atë mënyrë që të mund të lëviz edhe nëpër hapësira të fuqishme.

Vitin e kaluar, Ynetnewsi izraelit ka zbuluar se roboti me emrin Dogo do të mund të shtohet njësive të këmbësorisë ashtu që ushtarët izraelit të mund të shmangen situatave të rrezikshme gjatë operacioneve luftarake.

Burimi : Saff/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne