Izraelitët votojnë në zgjedhjet lokale, palestinezët i bojkotojnë

 Në Izrael, sot po mbahen zgjedhjet lokale të cilat karakterizohen me një bojkot të shumicës së palestinezëve.

Mbi 6.6 milionë votues të regjistruar në Izrael, sot zgjedhin udhëheqësinë e re në 251 bashkësi lokale, për çka rreth 11.000 qendra votimi, u hapën mëngjesin e sotëm, mbyllja e të cilave është paralajmëruar për në ora 22:00 sipas kohës lokale.

Njëjtë sikur në ciklet e kaluara, vëmendjen më të madhe e tërheq situata në Kudsin Lindor të pushtuar, ku shumica e popullsisë palestineze bojkoton në masë të madhe zgjedhjet.

Bojkoti palestinez zgjat që nga pushtimi izraelit në vitin 1967. Legjislacioni i Izraelit i trajton palestinezët si banorë të përhershëm duke u dhënë të drejtë vote, megjithatë i ndalon ata së kandiduari.

Aktivistët palestinezë thonë se dalja e palestinezëve në zgjedhje, do të ishte një lloj miratimi i pushtimit izraelit të Kudsit.

Fillimi i zgjedhjeve lokale në Izrael, u shoqërua edhe me protesta masive të organizuara nga komuniteti Druze në Majdl Shams, një grup i veçantë etnik dhe fetar në botën arabe.

Zgjedhjet në atë bashkësi lokale në lartësirat e Golanit të pushtuar janë anuluar pasi që të gjithë kandidatët janë tërhequr.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne