Ja arsyet e vërteta prapa sjelljes së Trumpit ndaj Koresë së Veriut

Trumpi po ndjek disa motive të fshehta në ndezjen e një krize të re me Korenë e Veriut.

Ka shumë shpjegime që sillen vërdallë, të cilat kërkojnë t’i përgjigjen pyetjes se përse Trumpi ka vendosur t’i japë kaq prioritet Koresë së Veriut.

Pikëpamja konvencionale ka të bëjë me kombinimin e provave të përsëritura të raketave nga Feniani, në kundërshtim me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe nevojës së “justifikimit” të vendosjes së Terminalit të Mbrojtjes së Zonës me Lartësi të Madhe (THAAD) bash në pragun e Rusisë dhe Kinës.

Këto pika sigurisht që janë të vlefshme dhe shërbejnë si arsyet më të dukshme të veprimeve të Trumpit, por ka më shumë arsye se sa njerëzit mendojnë.

Trumpi nuk ka nevojë vetëm për të “justifikuar” vendosjen e THAAD-it në sytë e Rusisë, Kinës dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi, por më e rëndësishmja është që ai duhet të bindë homologun e tij të ri të Koresë së Jugut, Moon Jae, që ky veprim është në interesat më të mira të vendit.

Udhëheqësi i ri fillimisht ishte skeptik për këtë, dhe një pjesë e arsyes pse ai u zgjodh ishte sepse bëri fushatë me një platformë të butë pro-sovrane, gjë që e bëri atë të dalë kundër kandidatëve më tradicionalë pro-amerikanë.

Për më tepër, administrata e tij deri më tani e ka penguar vendosjen e THAAD-it, por tani që Trumpi ka provokuar një krizë të re me Korenë e Veriut, Presidenti Moon ka shumë më pak fleksibilitet për të qëndruar në rrugën e tij. Kjo gjithashtu nënkupton se ai do të largohet nga planet e tij për një politikë të re të mirë drejt Koresë së Veriut.

Duke pasur parasysh këta dy faktorë të ndërlidhur, ka të ngjarë që një nga arsyet e mëtejshme pas shkaktimit të krizës koreane nga SHBA-ja, ishte që të sabotonte premtimin e fushatës së presidentit Moon për të kërkuar afrimin me Korenë e Veriut dhe për ta detyruar atë të pranojë THAAD-in.

Jo vetëm kaq, por me Korenë e Veriut që ka dalë edhe një herë në lajme për kërcënimet hiperbolike për të bombarduar Guamin dhe kontinentin e SHBA-së, Trumpi tani ka mbulimin e përsosur që i nevojitet për të përdorur miliarda dollarë në shpenzimet për sistemet e mbrojtjes raketore të vendit të tij. Kjo funksionon në mënyrë të përkryer në dobi të kompleksit ushtarako-industrial dhe të gjithë atyre individëve, përfshirë Kongresin dhe administratën e tij, të cilët kanë investuar në kompanitë përkatëse.

Trumpi po e përdor me mjeshtëri Kim Jong Un që të thotë gjërat më të çuditshme në përgjigje të postimeve dhe komenteve qëllimisht provokative të presidentit, dhe kjo është pikërisht ajo që SHBA-së i duhet, në mënyrë që të përmbushë qëllimet e lartpërmendura. Sigurisht, çështjet e sigurisë së Koresë së Veriut kundrejt SHBA-së janë legjitime dhe ajo ka të drejtë ta shprehë vetveten ashtu siç dëshiron, por vetëm se stili “unë mbi-të-gjithë” është kundërproduktiv si për interesat e saj ashtu edhe për ato të partnerëve të saj shumëpolarë.

Së fundmi, duke qenë krijues i përkryer i marrëveshjes ashtu si ai e parashikon veten, Trumpi nuk dëshiron të lejojë një “krizë të mirë të shkojë kot”, dhe do të donte të arrinte disa përfitime diplomatike të prekshme nga ajo krizë pasi të përfundonte. Për këtë qëllim, ka shumë mundësi që koha e fundit e rritjes së tensioneve në gadishull të ketë qenë koordinuar qëllimisht me përkrahjen e re ushtarako-strategjike të Indisë në rajonin tre-kufitar Donglang të Kinës me Butanin.

Me Kinën që po përballet tani me dy situata të zjarrta në fronte krejtësisht të kundërta, për të mos folur për gjendjen gjithnjë e mëtë tensionuar në Detin e Kinës Jugore, është e mundur që Trumpi ta ketë llogaritur se kjo do ta ndante vëmendjen strategjike të Pekinit deri në pikë ku do të ishte i detyruar t’i jepte përparësi një problemi ndaj një tjetri.

Duket se tani Kina ka zgjedhur t’i kushtojë më shumë vëmendje problemit indian, për shkak të implikimeve afatgjata që një përplasje mes dy fuqive të mëdha do të kishte në shkatërrimin e BRICS dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), dhe duke prishur kështu rendin botëror shumëpolar.

Nëse ky pasqyrim i realitetit është i saktë, atëherë kjo do të shpjegonte pse Kina ka qenë relativisht shpërfillëse ndaj gjithë krizës koreane, dhe madje ka shkuar me sanksionet më të fundit të OKB-së kundër Feninanit, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Përveç kësaj, kjo do të tregonte gjithashtu se plani i SHBA-së për të shtypur “konçesionet” diplomatike nga Kina ndaj Koresë së Veriut, duke e hutuar atë me Indinë, ka qenë një sukses relativ deri më tani, duke i dhënë përfitimet e prekshme që Trumpi dhe ekipi i tij i kanë pritur gjatë gjithë kohës.

Andrew Korybko

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne