Ja e vërteta e abstenimit të Bosnjës për rezolutën mbi Jerusalemin

Ka bërë përshtypje vota abstenuese e Bosnjes në lidhje me Jerusalemin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës që ka tre pjesëtarë, Bakir Izetbegoviç, kërkoi që Sarajeva zyrtare të votojë pro rezolutës që u miratua në OKB për çështjen e Jerusalemit, por dy anëtarët e tjerë të presidencës, përfaqësuesi kroat dhe ai serb kërkuan që Bosnja duhet të abstenojë.

Halid Genjac, një zyrtar i lartë i Partisë së Aksionit Demokratik të muslimanëve boshnjakë, theksoi se për t’u marrë një vendim nga presidenca boshnjake duhet konsensus nga të tre palët.

“Bosnia dheHerzegovina është një shtet i ngritur mbi opinione të ndryshme. Në këto kushte nuk kishte zgjidhje tjetër veç abstenimit.

Vendi me shumicë muslimane ka abstenuar në votën për rezolutën që kundërshton njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Mediat boshnjake bënë të ditur se Presidenti i Republika Srbska, Milorad Dodik, një nga njerëzit më të afërt të Putinit, ka kërkuar që Bosnja të përkrahë vendimin e Presidentit Trump.

‘I kërkoj Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës që të kundërshtojë me votë kundër rezolutën e OKB-së për çështjen e Jerusalemit, Vendim që përplaset me Presidentin e SHBA, Donald Trump”, shkruajti Dodik në letrën zyrtare drejtuar presidencës boshnjake.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne