Bota

BE-ja i bën konkurrencë NATO-s?

Së paku 20 shtete anëtare të Bashkimit Evropian do të nënshkruajnë javën e ardhshme në Bruksel paktin e ri të mbrojtjes për financimin dhe zhvillimin e pajisjeve të përbashkëta ushtarake, në shenjë uniteti pas vendimit të Britanisë për tu larguar nga unioni.

Nënshkrimi i paktit për bashkëpunim të përhershëm strukturor është promovuar nga Franca dhe Gjermani. Pas reduktimit shumëvjeçar të buxheteve për mbrojtje në Evropë dhe mbështetjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet NATO-s, Franca, Gjermania shpresojnë se marrëveshja, e cila do të nënshkruhet më 13 nëntor, do të bashkoi shtetet në një bashkëpunim më të fuqishëm në fushën e mbrojtjes. Krahas Francës dhe Gjermanisë, deri me tani edhe Italia, Spanja dhe 16 shtete tjera anëtare të unionit kanë premtuar se do ti bashkohen paktit dhe marrëveshja zyrtarisht mund të hyjë në fuqi në dhjetor, kur do të takohen udhëheqësit e shteteve të unionit.

Shtetet tjera anëtare, përfshirë këtu Danimarkën, Maltën dhe Irlandën, ende nuk janë shprehur publikisht për këtë çështje. Britania, e cila planifikon të largohet nga unioni, nuk do të përfshihet në marrëveshje. Londra ka tentuar të parandaloi bashkëpunimin e shteteve të unionit në fushën e mbrojtjes, me arsyetimin se ky bashkëpunim mund të rezultoi me formimin e ushtrisë së Bashkimit Evropian.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

OPINIONE