Ja kush është shefi i ri i Policisë Sekrete, Goran Nikollovski

Ministria e Punëve të Brendshme, në ueb-faqen e saj zyrtare e ka publikuar biografinë e drejtorit të ri të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Nikollovski.

Sipas biografisë, Nikollovski, ka lindur më 24.10.1967 në Shkup. Ka diplomuar në vitin 1991 në Fakultetin për Siguri në Shkup.

Karriera profesionale:

1992-1997 – punëtor operativ në DSK
1997-1998 – kryeshef në Sektor në DSK
1998-1999 – inspektor kryesor në DSK
1999-2001 – inspektor kryesor në Kundërzbulim në DSK
2001-2013 – kryeshef në Sektorin Kundër Terrorizmit
2013-2015 – kryeshef në Departamentin për Kundëzbulim
2015-2017 – Ndihmës drejtor për Kundërzbulim
Sipas biografisë, Nikollovski, ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe trajnime në fushën kundër terrorizmit dhe kundërzbulimit, në vend dhe jashtë vendit. E njeh shkëlqyeshëm gjuhën angleze.

Nikollovski ka qenë nxënës i ish shefit të Policisë Sekrete (DSK), Zoran Verushevski.

Qeveria e re Nikollovskit në këtë pozitë e emëroi më 16 qershor, duke e shkarkuar drejtorin Vlladimir Atanasovski, i cili u vu në pozitë pasi ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, dha dorëheqje si rezultat i përgjimeve masive apo aferën e “bombave” të LSDM-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne