Ja mesazhi i Bashës pak orë para takimit me zyrtarin e lartë amerikan

Duke folur nga çadra e lirisë mesditën e sotme, vetëm 2 orë para takimit me zyrtarin e lartë amerikan Hoyt Brian Yee, lideri demokrat Lulzim Basha i bëri thirrje Edi Ramës se ti thërrasë mendjes sepse zgjedhje si në monizëm në Shqipëri nuk do ketë.

“Kemi qenë të duruar, por sot jemi më të paduruar. Zgjedhje të lira të ndershme ose ndryshe nuk ka. Bashkimi i shqiptarëve nuk lejon më monizëm në Shqipëri”, theksoi ai.

Duke i kthyer përgjigje kryeministrit Rama i cili ka deklaruar dje se parlamenti i ri do jetë më i mirë pa opozitën se nuk do ketë sherre, Basha ashpërsoi gjuhën dhe i kujtoi kryeministrit një fund si prej diktatori.

“Vetëm Parlamenti i Republikës Popullore Socialiste të Shqiqërisë nuk kishte sherre, sepse dajaku, plumbi, internimi ishte në rend të ditës. Sa më pak sherr në parlament, aq më shumë njerëz të internuar. Sa më pak të flitet në parlament, aq më shumë shtypet e vidhet populli. Po ta marrim edhe me gjuhën e tij naive në kufijtë e idiotësisë po i them ta harrojë se do të ketë një parlament të emëruar nga droga e krimi, parlament monist. Nuk ke për ta pasur as një një orë. Thirri mendjes për ëndërrat diktatoriale që ke se përndryshe të vjen fundi i diktatorit”,- tha Basha.

Më tej ai u shpreh se “regjistrimi i listave të kandidatëve është bërë jashtë afatit” dhe për këtë arsye, “18 qershori është i rrëzuar ligjërisht”. “Disa parti kishin futur anëtarët e fisit në lista, ndërsa kishte dhe parti që kishin futur edhe kandidatë pa shkollë të mesme. Edi Rama ofron 500 mijë euro për një kryetar partie që të futet në zgjedhje. Narkorepublika dhe narkokryeministri, lekët që hapin vende pune i përdor për lojën e tij të shahut”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne