Ja Nishani tani qytetar nderi edhe në Prizren

 

Bujar Nishani u shpall “Qytetar Nderi” i Prizrenit. Presidenti në detyrë u nderua në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në përmbyllje të vizitës së tij disaditore në Kosovë.

“Përpos qëllimit që kisha për të përcjellë në këtë vizitë: nderimin, vlerësimin, mirënjohjen e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, për vëllezërit dhe motrat tona, pata edhe një kënaqësi të veçantë në secilin takim, në Prishtinë, në Gjilan, Drenas, Prekaz, Deçan, Gjakovë, por edhe sot në Prizren, kurorën e diamantit të historisë shqiptare për ne shqiptarët. Ka qenë një pritje përtej çdo përmase që mund ta përshkruash, sepse sado i talentuar të jetë kushdo do ta kishte vështirë ta përshkruante. Unë e kam ndier dhe do ta mbaj brenda gjithë jetës”, tha Bujar Nishani, President në detyrë i Shqipërisë.

Në fjalën e tij, presidenti Nishani reagoi kundër dhunimit të ish-gazetares, Arbana Xharra, të cilin e quajti akt të rëndë dhe burracak.

Nishani përmbylli vizitën e tij të fundit në Kosovë, ku që prej së enjtes u takua me udhëheqësit shtetërore dhe nderoi të rënën e luftës së fundit, si dhe bëri homazhe në varrin e presidentit Ibrahim Rugova.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress