Ja pse Edi Rama e emëroi Spartak Brahon këshilltar

Prej kohësh Edi Rama e konsideronte si triumf ndaj Ilir Metës, “blerjen” nga LSI-ja të Spartak Brahos. Po cila ishte oferta.

Deri dje Spartak Braho sillej në Tiranë si shefi në pritje i SHISH.

Por pikërisht në ditën që Rama i la në tryezë Presidentit Meta emrin e ri të shefit te SHISH, Rama e ka emëruar këshilltar për sigurinë dhe është justifikuar përpara ish-deputetit te LSI Braho se ishte Presidenti Meta ai që refuzoi emrin e tij për shef të SHISH.

Por, mësohet se Rama në asnjë rast nuk e ka propozuar Spartak Brahon si shef të SHISH. Të njëjtën loje Rama ka bërë edhe me një tjetër Spartak.

Bëhet fjalë për Spartak Ngjelën.

Edhe Ngjela mbronte Ramën pasi kishte marrë premtimin që ditën qe LSI nuk do kishte drejtësinë, ministër do ishte avokat Ngjela. Por kjo nuk ndodhi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne