Ja pse po vonon Air Albania

“Air Albania”  as nuk ka humbur, as nuk është zhdukur, thjeshtë ka nevojë për kohë”. Gjatë një takimi me studentët, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për linjën ajrore shqiptare duke hedhur poshtë zërat për falimentimin e saj. “Air Albania” ka qenë në fazën e testimeve. Të gjitha projektet kanë nevojë për kohë. Projektet marrin kohë të gjatë që nga projekti i financimit pastaj realizmi. “Air Albania” p.sh., gjithë këtë fazë, që ça nuk u tha, jo iku, jo humbi, ajo ka pasur proceduart e testimeve.  “Air Albania” para se të nisë punën duhet të mbyllte procedurat legale te autorizimeve. Është përfunduar procesi i nënshkrimit të marrëveshjes financiare dhe për kohën që vjen do të merret çertifikimi i kompanisë, pastaj do të merret i gjithë dokumentacioni që lidhet me fluturimet ndërkombëtare”, tha Rama.

Fjalëve se ky investim kishte dështuar, Rama iu është përgjigjur me një status e më pas me deklarimet e ministres së infrastrukturës së Shqipërisë, Balluku dhe drejtorit turk të Turkish Airlines.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mjediset e Kryeministrisë së Shqipërisë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, dhe drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines, İlker Aycı, kanë vizituar Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. Ata para medias kanë deklaruar:

“Jemi shumë krenarë që punojmë për procesin përgatitor të “Air Albania”. Kjo detyrë na është dhënë nga dy liderët, presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri Edi Rama dhe pas kësaj, ne filluam të punojmë shumë fort. Përgatitja e procesit teknik është kryer dhe pothuajse jemi duke përfunduar procesin për të përmbyllur projektin. “Air Albania” shumë shpejt do të jetë në qiell dhe jemi shumë krenarë që ne po punojmë së bashku me palën shqiptare si “Turkish Airlines”. Infrastruktura është gati dhe siç kemi parë, ky proces teknik është punuar me shumë kujdes”, është shprehur Aycı.

Ai theksoi se sot nënshkruan dokumentet e partneritetit dhe shtoi se “Ne do të shikojmë “Air Albania” në qiell dhe mendoj se do të jetë krenaria e Shqipërisë. Është një kënaqësi e madhe, një nder i madh të punojmë për popullin shqiptar dhe gjithashtu, për aviacionin shqiptar”.

Ministrja Balluku gjatë vizitës në aeroport, sipas njoftimit, ka vlerësuar bashkëpunimin me Turkish Airlines, duke theksuar se ka qenë promotor i kësaj iniciative të përbashkët.

Turkish Airlines së bashku me partnerin privat, kanë qenë ata të cilët i kanë kërkuar shtetit shqiptar të nisë krijimi i një kompanie mbajtëse të flamurit e cila sot po bëhet realitet. Procesi ka qenë i gjatë, por është konkluduar në mënyrën më të mirë të mundshme, më serioze dhe ashtu siç kërkojnë të gjitha kushtet dhe parametrat e Bashkimit Evropian për të qenë një kompani e konsoliduar, një kompanie që përmbush të gjitha kërkesat rregullative”, ka thënë Balluku.

Procesi për krijimin e “Air Albania” është realizuar në partneritet me “Turkish Airlines”, ndërsa është inauguruar në shtator të vitit 2018./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne