23 gazetarë dhe punonjës të mediave të lënduar është bilanci i dhunës në Kuvend. Dimitar Tanurov nga agjencia META është njëri nga dy punonjësit mediatik që u lënduan më rëndë.
Sipas gazetarëve të pranishëm, fotoreporterëve dhe kameramanëve nuk kushte asnjë siguri për përfaqësuesit e opinionit gjatë kohës së incidentit. Këtë ngjarje kanë dënuar sot (Dita Botërore e Medias së Lirë) shefat e delegacionit të BE-së dhe OSBE-së në Shkup.
Maqedonia është ndër vendet tek të cilat nuk ekziston liri e medias, shkruajnë nga Sindikata e Gazetarëve, ndërsa sipas Freedom House, Maqedonia është e fundit në rajon.