Ja sa ministri i kërkon LDK-ja për të bashkëqeverisur me Vetëvendosjen

LVV dhe LDK tashmë disa muaj po negociojnë për arritjen e një koalicioni pas zgjedhor.

Kërkesat e LDK-së kundrejt LVV-së që pozita e kryeministrit të baras vlerësohet me 4 ministri, të kenë pozitën e kryeparlamentarit, si dhe ulësen e presidentit(pas dy viteve) po shihen si lojë e radhës e LDK-së.

Analistët vlerësojnë se kushtet e tilla nga ana e LDK-së kanë për qëllim fuqizimin e kësaj partie në negociatat me Vetëvendosjen, si dhe zbehin mundësinë për bashkëpunim mes dy partive.

Dy partitë opozitare në legjislaturën e kaluar, LVV dhe LDK të cilat në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shënuan fitore në raport me partitë që ishin në pushtet, tashmë disa muaj po negociojnë për arritjen e një koalicioni pas zgjedhor.

Ndonëse të dyja partitë deklarativisht thonë se janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjes, është LDK-ja ajo e cila ka potencuar se nuk dëshiron që me LVV-në të udhëheq me numër të barabartë dikasteresh qeveritare./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne