Bota

Ja se si policët amerikanë rrahin të burgosurin e lidhur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një qelie të një burgu në Cleveland, Ohio.

Kamera e sigurisë brenda qelisë ka filmuar momentin kur dy gardianë amerikanë të një burgu rrahin brutalisht një të burgosur me probleme mendore.

Ndëkohë detyra e tyre ishte të përkujdeseshin për të.  Terrance Debose, 47-vjeç i burgosur për posedim të kokainës mbahet i lidhur në një karrige siç shihen nga pamjet e videos.

Njëri nga gardianët fik kamerëne trupit dhe sëbashku me kolegun tjetër e rrahin keqazi. Më pas e lënë të burgosurin të larë në gjak ashtu të lidhur për dy orë. Si rrjedhojë i burgosuri ka pësuar lëndime të shumta.  Ndaj dy ngardianëve  është ngritur padi duke rrezikuar burgun./javanews

OPINIONE