Historia Shqiperia

Ja sesi italianët dhe austriakët bombarduan Shqipërinë

Sipas historiografëve të huaj, por edhe shqiptarë, Shqipëria gjatë Luftës së Parë trajtohej si një vend ku nuk u zhvilluan vërtetë luftime të mirëfillta dhe se ajo ishte një arenë përplasjesh sporadike të disa fronteve ballkanike mes aleatëve e fuqive të aksit, ku kaosi dhe pasiguria, gjithsesi ishin një strehë e mirë në krahasim me vuajtjet që përjetoheshin në frontet e tjera në Europë, ku zjarri i mitralozëve, tanket, bombardimet dhe sidomos, përdorimi i armëve kimike, shkaktuan katastrofa, të cilat do ta bënin Europën të tronditej fort.

Sidoqoftë, Durrësi sidomos, Shëngjini, por edhe gjetkë, u bënë herë pas here objektiva të ashpra bombardimesh e luftimesh detare, nga ku popullsia lokale pësoi dëme të rënda.

Në foton e shkëputur më poshtë nga një përmbledhje në italisht rreth frontit shqiptar të Luftës së Parë, diçitura shënon fare qartë fatin e Konakut, dmth. Pallatit të Princ Vidit, i cili më vonë do të shuhej fare nga faqja e dheut, për t’i lënë radhën projekteve të reja për “piacën” e Durrësit, që po e mbajnë peng qytetin antik edhe sot e kësaj dite.

E njëjta foto rezulton edhe në arkivat austriake, prej të cilave gjen edhe dëshmi të tjera të bombardimeve e luftimeve detare në ujrat shqiptare mes Marinës Perandorake Austro-Hungareze e asaj italiane.

bombardimet

bombardimet

bombardimet

bombardimet

OPINIONE